Derisa Bashkimi Evropian përpiqet të vendosë sanksione ndaj naftës ruse si përgjigje për luftën në Ukrainë, Hungaria është shfaqur si një nga pengesat më të mëdha për mbështetjen unanime të nevojshme nga 27 vendet anëtare të bllokut.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, javën e kaluar propozoi ndërprerjen graduale të importeve të naftës së papërpunuar ruse brenda gjashtë muajve dhe produkteve të rafinuara deri në fund të vitit, për të hequr Evropën nga varësia e saj nga karburantet fosile ruse dhe për të ndërprerë një burim fitimprurës që padyshim ndihmon në financimin e luftës së Rusisë.
Por, Qeveria nacionaliste e Hungarisë – një nga qeveritë më miqësoret me Moskën në BE – këmbëngul se nuk do të mbështesë asnjë sanksion që synon ndalimin eksporteve ruse të energjisë. Hungaria është shumë e varur nga nafta dhe gazi rus dhe thotë se bojkoti i naftës në BE do të ishte një “bombë bërthamore” për ekonominë e saj dhe do të shkatërronte “furnizimin e qëndrueshëm me energji”.
Von der Leyen bëri një udhëtim të papritur në kryeqytetin e Hungarisë të hënën, më 9 maj, për negociata me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, në përpjekje për të shpëtuar propozimin, por ende nuk është arritur një marrëveshje.
Derisa zyrtarët e BE-së negociojnë me Hungarinë për të fituar mbështetjen e saj për sanksionet ndaj energjisë ruse, lirimi i fondeve të mbajtura peng mund të shërbejë si një mjet pazaresh./rel
Top Channel