Pas humbjes së Interit në minutën e 91-të në stadiumin e Juventusit me rezultatin 4-3, e gjithë vëmendja u përqendrua te reagimi i sulmuesit Marcus Thuram.
Një video që kapte momentin e fundit të ndeshjes, ku ai qeshte së bashku me vëllanë e tij Khephren, shkaktoi shumë polemika dhe kritikë nga tifozët e Interit, të cilët e perceptuan si mungesë serioziteti dhe indiferencë ndaj humbjes dramatike.
Menjëherë, drejtuesit dhe bashkë lojtarët u përpoqën të kuptonin arsyen e këtij reagimi. Vetë Thuram, duke u ndjerë i vënë në siklet, përpiqej të fshehë buzëqeshjen me fanellën.
Sipas rekonstruksionit të ngjarjes, buzëqeshja e Thuram nuk ishte aspak shenjë lehtësimi apo talljeje, por një reagim i pafajshëm dhe i ashpër, pasi ai i kishte thënë vëllait të tij: “Hajde, thuaji arbitrit që ke bërë faull!” Kjo ndodhi në momentin kur VAR po kontrollonte një kontakt mes Khephren Thuram dhe Bonny, pak para goditjes vendimtare të Adzic.
Kjo shpjegim bindës i Thuram ka qetësuar jo vetëm bashkëlojtarët dhe trajnerin, por edhe drejtuesit e Interit, të cilët nuk do të marrin asnjë masë disiplinore ndaj tij. Sulmuesi do të jetë i rregullt për ndeshjen në Amsterdam, ndërsa ka treguar se pavarësisht situatës, ka dhënë kontribut edhe me gol për skuadrën.
Top Channel