LOS ANXHELES, 1 qershor /ATSH/- Pse e duam kinemanë? Çfarë nxitet në trurin tonë? Pse disa filma na përfshijnë më shumë se të tjerët? Pse disa skena na emocionojnë edhe pse i kemi parë dhe riparë?

Janë këto disa nga pyetjet që secili prej nesh i bën vetes kur dëgjon termin ”kinema”, shkruan focus.it.

Për pyetje si këto, një çift i paprecedentë, neuroshkencëtari Vittorio Gallese (ai ishte pjesë e grupit që identifikoi neuronet pasqyrë në 1992) dhe teoricieni i filmit Michele Guerra, të dy kinofilë dhe studiues në Universitetin e Parmës, dhanë përgjigje të reja mbi empatinë e ekranit.

Nisur nga ideja se përveç estetikës dhe teorisë së kinemasë, edhe studimi i trurit mund të shpjegojë diçka nga magjia e artit të shtatë.

Aktiviteti i neuronit të pasqyrave

Dy studiuesit sollën teorinë e “simulimit të mishëruar” në kinema.

Sipas kësaj teze, kur shikojmë veprimet e të tjerëve, aktivizohen disa qeliza (neurone pasqyre) të korteksit tonë motorik, njësoj sikur të ishim duke vepruar.

Pra, ne i kuptojmë emocionet e të tjerëve dhe i ndiejmë ato.

Si fillim, përmes disa eksperimenteve, Gallese dhe Guerra kanë vërtetuar se, edhe kur shikojmë gjestin e një aktori në një film, të njëjtat zona të trurit stimulohen dhe aktivizohen kur ne vetë e kryejmë atë veprim, edhe pse e dimë shumë mirë se ajo që shohim në kinema është vetëm trillim.

Kjo është arsyeja pse filmat na përfshijnë.

Truri ynë reagon sikur të ishte duke vëzhguar realitetin.

A mjafton kjo për të shpjeguar aftësinë e kinemasë për të përcjellë emocione?

Jo, ka shumë më tepër: ka lëvizje të sakta të kamerës dhe zgjedhje montimi që më së shumti aktivizojnë neuronet e korteksit motorik. Me pak fjalë, në varësi të teknikës që përdor regjisori, ne hyjmë më shumë në film sepse ndjejmë më mirë ngjarjet e personazheve.

Kinemaja dhe psikika: tërheqje fatale

Sipas studiuesve përdorimi i ”steadicam” aktivizon mekanizmin e neuronit të pasqyrës. Me pak fjalë, ekziston një paralele e ngushtë midis skenës dhe ”rezonancës motorike”, që aktivizon mekanizmin e neuronit të pasqyrës.

Fuqia e streadcam

Me fjalë të tjera, steadicam aktivizon më shumë trurin motorik sepse riprodhon lëvizjen e një personi që lëviz drejt vendit të ngjarjes./ /os/