Xhimi Bakaj është 23-vjeçari që mbeti i vdekur këtë të premte në Fier në rrugën “Ramiz Aranitasi”.

 

 

Top Channel siguroi foton e 23-vjeçarit, i cili u qëllua me thikë nga Xhuliano Miho në rrugën “Ramiz Aranitasi” në Fier.

 

Fillimisht u dërgua me plagë të rënda në spital, por nuk arriti dot të mbijetonte.

 

 

Shkak për vrasjen e të riut sipas burimeve policore të korrespodentit të Top Channel në Fier, Neritan Trifoni, është bërë divorci mes autorit dhe bashkëshortes me të cilën ka dy fëmijë.

 

Kjo e fundit kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me 23 vjeçarin. Autori e ka takuar në rrugë viktimën dhe pas një debati e ka qëlluar tri herë me thikë.

 

Pas ngjarjes, 39-vjeçari është vënë në pranga, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.tch