Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video, ku përmbledh momentet më të rëndësishme nga takimi me presidentin e Francës, Macron.

 

 

Ai e konsideron vizitën e Macron si historike, e cila është e para në 101 vjet marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve. Sipas tij kjo vizitë do hapë rrugën për projekte të reja për zhvillimin ekonomik, arsimor dhe kulturor për Shqipërinë.

 

“Mirëmëngjesi dhe me këtë kronikë të vizitës historike të Presidentit të Francës në Shqipëri, e para në 101 vjet marrëdhënie diplomatike mes të dy vendeve, e cila i hapi rrugën një sërë projektesh të reja me rëndësi për zhvillimin ekonomik, arsimor e kulturor për Shqipërinë, si edhe një bashkëpunimi të afërt politik, për afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.tch