Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga kantieri i rrugës Elbasan-Qafë Thanë, Korridori VIII që po merr formë, e ku punimet për zgjerimin e saj vijojnë me ritme të shpejta.

 

Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit 8 dhe konsiderohet një nga më të rëndësishmit në vend, rrugë e cila do të lidhë aksin Durrës–Elbasan–Librazhd–Qafë Thanë, për të vazhduar më tej në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.

 

Gjatësia totale e aksit rrugor Elbasan – Qafë Thanë është 50,12 km.

 

Investitorit i është kërkuar që ndërtimi të ndahet në disa faza, duke e bërë më fleksibël realizimin e veprës, si nga ana menaxheriale, ashtu dhe nga ana ekonomike.