Bashkia e Elbasanit nuk ka kohë për të humbur. Në çdo cep të qytetit vijojnë investimet të cilat u shërbejnë qytetarëve, rrisin cilësinë e jetesës dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik.
Kryebashkiaku Gledian Llatja inspektoi punimet në rrugën “Sabaudin Bobrati” në Njësinë 4, ku po riintegrohet në gjithë hapësirën e saj si një arterie e rëndësishme për komunitetin e banorëve të lagjes Aqif Pasha.
Kryebashkiaku, teksa u interesua mbi ecurinë e punimeve, vuri në dukje se rruga do të ndërtohet konform të gjitha standardeve, përfshirë kanalizimet e ujërave të bardha e të zeza, trotuare e ndriçim. Llatja theksoi se punët po vijojnë me intensitet, jo vetëm në zonat informale, të cilat kanë fokusin kryesor, por edhe në sheshet e pallateve.
Investimi në rrugën “Sabaudin Bobrati” do t’u shërbejë banorëve në lëvizjet e tyre të përditshme, por gjithashtu rrit vlerën e pronave dhe favorizon hapjen e bizneseve të reja. Bashkia e Elbasanit nis një tjetër mandat punësh, investimesh dhe shërbimesh ndaj komunitetit në zbatim të programit të zhvillimit “Elbasani 2030”.
Edlira Xherri



























