“Natyrisht që duke qenë pjesë e një strukture që është jashtë financimit të buxhetit të shtetit, burimet njerëzore të OSHEE, nuk përfshihen drejtpërdrejtë nga buxheti në rritjen e pagave, por dua ta them sot që në radhë të parë për 6800 punonjës të kompanisë do të ketë një indeksim të pagave me 6.1%.

Në radhë të dytë për të gjithë elektricistët e kompanisë do të ketë një rritje page me 75 mijë lek të reja në muaj dhe së treti për inxhinierët elektrikë të kompanisë do të ketë një rritje page 12 mijë e 500 lek të reja në muaj”.

Top Channel