Dy bashkëfshatarë në Lofkënd të Mallakastrës kishin vendosur të pastronin pusin në një tokë bujqësore këtë të diel, por puna e tyre përfundoi në tragjedi.
Bledar Bregu dhe Besnik Veliaj ranë brenda pusit me ujë të pijshëm, duke përfunduar në fund të tij.
Ata u nxorën nga ekipet e shpëtimit dhe u dërguan në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Pak orë më vonë, 38-vjeçari Veliaj ka ndërruar jetë, ndërsa 33-vjeçari është nën kujdesin e mjekëve.
Në spital ndodhet dhe 44-vjeçari me iniciale A. Z., zjarrfikësi që nxori nga pusi dy burrat.
FOTO GALERI 1/9
Top Channel



























