Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja bashkë me një ekip nga qyteti,  gjatë vizitës në Stokholm  morën pjesë në sesione të ndryshme për të përvetësuar praktikat më të mira për qytete neutrale ndaj klimës , mbështetur nga TAIEX.

Sëbashku me nënkryetaren Asa Lindhagen diskutuam mbi plane investimesh, zgjidhje për mobilitet të qëndrueshëm  dhe financim për veprime klimatike-u shpreh Llatja.

Kreu i Bashkisë, Z.Llatja ndër të tjera vuri theksin se ky bashkëpunim na afron edhe më shumë me vizionin për një Elbasan më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm.

Postimi; 

“Gjatë vizitës në Stokholm 🇸🇪, bashkë me ekipin tonë nga Elbasani, morëm pjesë në sesione të ndryshme për të përvetësuar praktikat më të mira për qytete neutrale ndaj klimës 🌍, mbështetur nga TAIEX.

Sëbashku me nënkryetaren @asa.lindhagen diskutuam mbi plane investimesh, zgjidhje për mobilitet të qëndrueshëm 🚴‍♂️ dhe financim për veprime klimatike 🌱. Ky bashkëpunim na afron edhe më shumë me vizionin për një Elbasan më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm 🌿.”

Elbasaninews.al Edlira Xherri