Los Angeles duket si planeti Mars pasi zjarret masive pushtuan zonën brenda pak orëve.
Zjarrfikësit po luftojnë përhapjen e shpejtë të zjarreve në kodrat e qytetit Los Angeles, ndërsa një erë e fortë vazhdon të godasë pjesën jugore të Kalifornisë.
Banorët braktisën makinat e tyre dhe u larguan në këmbë në rrugët e bllokuara. Dëshmitarët thonë se kanë parë njerëz duke qarë dhe bërtitur ndërsa largoheshin me fëmijët dhe kafshët e tyre shtëpiake.
Parashikuesit e motit thonë se erërat e forta do të zgjasin disa ditë, që në disa raste arrijnë shpejtësinë deri 160 kilometra në orë dhe kanë ndihmuar në përhapjen e zjarreve.
Disa zona që po digjen nuk kanë patur reshje shiu prej disa muajsh. Rreth gjysmë milioni abonentësh rrezikojnë të mos kenë energji elektrike për shkak të ndërprerjes për të ulur mundësinë e shkëndijave elektrike dhe rrjedhimisht zjarre të tjera të mundshme.tch


























