Nga Edlira XHERRI
Më datat 13-14 shtator 2025, në qytetin e Burrelit u zhvillua Kampionati Kombëtar dhe Kupa e Shqipërisë për radioamatorizëm, ku sportistët e Radio Sport Elbasani u dalluan me rezultate të shkëlqyera, duke ngritur lart emrin e qytetit në rang kombëtar.
Kampionia e Shqipërisë për vitin 2025 u shpall sportistja elbasanase Mimoza Balliu, e cila arriti rezultate mbresëlënëse: tre vende të para, dy vende të dyta dhe një vend të tretë.
Pjesë e suksesit ishin edhe sportistët e tjerë të ekipit:
Elvira Sherali, me 2 vende të para, 2 vende të dyta dhe 1 vend të tretë;
Anil Shati, me 1 vend të parë, 1 vend të dytë dhe 3 vende të treta;
Drini Dervishi, trajner dhe sportist, i cili u rendit me 3 vende të dyta dhe 1 vend të tretë.
Në renditjen ekipore, Radio Sport Elbasani u shpall nënkampion i Shqipërisë, duke siguruar vendin e dytë në shkallë kombëtare.
Ky është një tjetër dëshmi e pasionit dhe përkushtimit të sportistëve elbasanas, të cilët vazhdojnë të shkëlqejnë në arenën kombëtare dhe të tregojnë se me punë dhe përkushtim mund të arrihen rezultate të larta.