KRAMATORSK, UKRAINE - APRIL 6: Civilians board a train as they are being evacuated from combat zones in Kramatorsk, Donetsk Oblast, in eastern Ukraine on April 6, 2022. Civilians search to board the first available train headed west. (Photo by Andrea Carrubba/Anadolu Agency via Getty Images)

Dy raketa kanë goditur stacionin e trenit në qytetin ukrainas Kramatorsk, sipas kreut të sistemit hekurudhor kombëtar të Ukrainës, Oleksandr Kamyshin.

Sipas informacioneve paraprake, 30 njerëz kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur.

Kramatorsk ishte një nga stacionet në lindje të vendit që ende funksiononte. Mijëra njerëz kanë qenë në pritje për t’u evakuuar në kohën kur raketat goditën stacionin. Oraret e evakuuimit po publikoheshin nga autoritetet lokale, ç’ka do të thotë se autorët e sulmit e dinin se aty në atë moment do të kishte një numër të lartë ukrainasish.

Qyteti lindor i Kramatorsk ishte një nga vendet e para që u vu në shënjestër nga ushtria ruse kur pushtimi i Ukrainës filloi më 24 shkurt.tch