Automotoparku në Elbasan do të jetë një kompleks sportiv ndërkombëtar, sipas standardeve më të larta të FIA dhe FIM, që do të mirëpresë garat më prestigjioze të Formula 1.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje na punimet që po kryhen në këtë kantier
Rama theksoi se tashmë po merr formë hap pas hapi Automotoparku në Elbasan, kompleksi sportiv ndërkombëtar, sipas standardeve më të larta të FIA dhe FIM”.
Ky investim strategjik, sipas kryeministrit Rama, do të sjellë një transformim të rëndësishëm në shërbimet e automotorizimit dhe në infrastrukturën sportive e turistike të Shqipërisë.
Automotoparku i Elbasanit, cirkuiti i parë motosportiv shqiptar, i cili aktualisht po zbatohet në terren përbri lumit Shkumbin, është një platformë e re ultramoderne, e cila çel një epokë të re zhvillimi jo vetëm për Elbasanin, por për mbarë vendin.
Ky investim e kthen Shqipërinë në epiqendrën e rajonit për sportet automotoristike, si edhe eventet ndërkombëtare të niveleve më të larta, që pritet të sjellin nga e gjithë bota ndjekësit e Formula Uno.
/m.m/j.p/