TIRANË, 8 maj/ATSH/ Shqipëria është renditur në krye të klasifikimit për rritjen e trafikut ajror duke arritur në 107 fluturime në ditë vetëm javën e kaluar.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili ndau një video të publikuar nga Agjencia Europiane e Aviacionit Civil, Eurocontrol.

“Mirëmëngjes dhe me këtë video të publikuar nga Agjencia Europiane e Aviacionit Civil, Eurocontrol, ku tregohet se si Shqipëria ka dalë në krye të klasifikimit për rritjen e trafikut ajror, ju uroj një të diel të bukur”, tha Rama.

“Shqipëria ka arritur në më shumë se 100% fluturime në ditë që nga vera 2021. Shqipëria 135% javën e kaluar, 107 fluturime në ditë”, theksohet në videon e publikuar nga Rama.

Agjencia Europiane e Aviacionit Civil, Eurocontrol, bën të ditur se “trafiku i përgjithshëm ajror tani është sa 85% e vitit 2019. Katër nga dhjetë vendet e e renditura më lart shkojnë gati 100%. Javën e kaluar Portugalia 97% me 1157 fluturime në ditë., Turqia 94% me 2680 fluturime në ditë, Norvegjia 94% me 1404 fluturime në ditë, Spanja 93% me 4526 fluturime në ditë”.

/k.s//a.a/