Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, momente nga performanca e një grupi popullor të Gramshit, në kupolën e Piramidës në kryeqytet.

Rama shprehet se tingujt e veçantë të fyejve të Gramshit, janë një trashëgimi e bukur të kulturës sonë popullore.

Fyejt e Gramshit konsiderohen një element i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore. Në të kaluarën, fyelli ka qenë një mjet komunikimi dhe shprehjeje emocionale për barinjtë në male. Përmes melodive të tij, ata shprehnin mallin, gëzimin apo vetminë, duke krijuar një lidhje të veçantë midis njeriut dhe peizazhit përreth.

Fyejt e Gramshit nuk janë thjesht instrumente muzikore, ato janë një simbol i identitetit, historisë dhe shpirtit të një komuniteti. Ruajtja dhe promovimi i tyre mbetet një qasje e përbashkët në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.

/e.i/a.f/