Kryeministri Edi Rama priti në një takim dy delegacionet e kryesive olimpike të Shqipërisë dhe Malit të Zi, njoftoi sot KOKSH.
Kreu i qeverisë deklaroi se, po mbështet me vendosmëri idenë e organizimit të Lojërave të Evropës Juglindore, propozuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH).
Krerët e delegacionit malazez e konsideruan Shqipërinë gjatë takimit, si shembull frymëzimi për mënyrën se si duhen bërë gjërat për sportin olimpik.
Presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli ravijëzoi përkrahjen e pakushtëzuar të qeverisë shqiptare për masivizimin e sportit në Shqipëri duke vënë theksin te gjithëpërfshirja e të rinjve në palestrat e shkollave të vendit, e njohur si “Lëvizja Sportive në Shkolla”.
Në përmbyllje të takimit, kryeministri Rama e konsideroi promovimin e “Lojërave Rajonale” si një ndryshues loje dhe një lëvizje madhështore e paqes rinore duke shtuar edhe mundësinë e organizimit të një koncerti me fëmijë që do të udhëtojnë pa kufij nga i gjithë rajoni.atsh



























