ATSH/ Kryeministri Edi Rama shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan.

“Thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të Lartësisë së Tij Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan. Lartësia e tij ishte burim frymëzimi për paqen dhe humanizmin. Shpirti i tij u prehtë në paqe”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë gjithashtu uroi Sheikh Mohammed bin Zayed si President i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Urime Sheikh Mohammed bin Zayed si President i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe. Jam i privilegjuar që e njoh Lartësinë e Tij prej disa vitesh dhe e vlerësoj thellësisht vizionin e tij, udhëheqjen e tij dhe mirësinë e tij unike. Zoti qoftë me të dhe me vendin e tij gjatë gjithë rrugës”, theksoi Rama.