Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm një video mbi modernizimin e shërbimeve publike në vendin tonë.
Rama u shpreh se, “këto shërbime do të ngrihen në një nivel të ri, me vizionin tonë për Shqipërinë2030, si Europën e Ballkanit”
Në videon e ndarë nga kreu i qeverisë tregohet modernizimi i shërbimeve në arsim.
Janë rindërtuar 181 objekte arsimore. 10 mijë nxënës janë akvtivizuar në ekipet sportive. Është mundësuar reforma e kurrikulës dhe teksteve. janë hapur 100 laboratorë smart në shkolla. Janë dhënë libra falas për 231 mijë nxënës. Ka pasur dyfishim të buxhetit për kërkimin shkencor. Janë dhënë bursa dhe reduktim tarife për 55 mijë studentë. Gjtihashtu ka pasur fuqizim të shkollave të arsimit profesional”.
Gjithashtu është mundësuar që 95% e shërbimeve publike të jenë online si dhe janë mbështetur 1115 startup-e.
Qeveria gjithashtu ka dyfishuar ndihmën ekonomike.
Po ashtu, programi për nënat me mbi 3 fëmijë mbështet mbi 8000 nëna të papuna.
Gjithashtu 190 mijë fëmijë përfituan nga bonusi i bebes.
Modernizim ka pasur edhe sa i përket kujdesit shëndetësor.Janë rindërtuar 20 spitale. janë mundësuar pajisje biomjekësore të teknologjisë së avancuar. Janë ndërtuae 340 qendra të reja shëndetësore. Është modernizuar shërbimi kombëtar i urgjencës 125 autoambulanca janë të reja. Janë mundësuar barnat me rimbursim për 450 mijë qytetarë. Gjithashtu ka pasur mbi 1500 mjekë dhe 5000 infermierë të punësuar. Mbi 1200 mjekë të specializuar, si dhe janë rritur me 70% pagat e stafit mjekësor.atsh



























