Ndërtesat e reja të Kampusit të Universitetit Bujqësor në Tiranë ofrojnë tashmë kushte optimale për studentët që banojnë aty.
Kryeministri Edi Rama ndau sot mëngjesin e sotëm pamje nga Kampusi i Universitetit Bujqësor, i cili ka rilindur nga rrënojat me 8 godina të konceptuara nga arkitekti i famshëm holandez Winy Maas.
Kampusi i ri i Universitetit Bujqësor pjesë e mozaikut të Rindërtimit, është një projekt i dhuruar në shenjë solidariteti nga studioja e famshme holandeze MVRDV.
Kampusi do të shërbejë edhe si qendër komunitare. Kampusi është pjesë e Paktit për Universitetin me një investim prej 10 milionë dollarësh.
Kampusi i ri i Universitetit Bujqësor të Tiranës krijon një mundësi të re për akomodimin e 2200 studentëve në 8 godina sipas standardeve evropiane.atsh



























