/ Për herë të parë, këtë vit shkollor po zhvillohet kurrikula e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) që në klasë të parë.
Në 100 shkolla të arsimit bazë publik të vendit, janë ngritur laboratorët e rinj digjital Smart.
Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga zhvillimi i orës mësimore në disa shkolla, ku po zbatohet ky projekt.
“Për herë të parë të parë në Shqipëri, hyri këtë vit kurrikula e kodimit qysh në klasën e parë, e bashkë me 100 laboratorët e parë smart në 100 shkolla, u hodhën bazat e shtrirjes së revolucionit digjital në shkollë, ju uroj një ditë të mbarë”, u shpreh ai.
Edhe mësuesit e TIK vlerësuan këtë projekt, teksa thanë se fëmijët e presin me gëzim këtë lëndë.
Skerdiana Dollani, mësuese në shkollën “Hasan Vogli” tha se rëndësia e këtij projekti është se bën ndërlidhjen e lojërave që ata organizojnë nëpëmjet telefonit, por këtu në një formë akoma më të avancuar, duke mësuar edhe të programojnë, por edhe të kodojnë.
Deri tani janë 270 klasa që janë përfshirë në këtë projekt dhe 101 mësues që japin mësim.
Edhe mësuesit janë përfshirë në trajnime. Për këtë porjetk janë instaluar 1600 laptop në shkolla.
Programi i TIK-ut për klasën e parë është konceptuar mbi bazën e krijimit të njohurive dhe aftësive digjitale të nxënësve që në moshë të hershme, duke respektuar kuadrin moshor dhe nivelin fillestar të njohurive që këta nxënës zotërojnë.atsh



























