TIRANË, 17 maj /ATSH/ Në fshatin Kurdari të Klosit, mes malit dhe liqeneve Balgjaj, është ndërtuar bujtina “Çeliku”.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamjet nga kjo bujtinë, duke u shprehur se, “familja Çeliku me përkrahjen e qeverisë përmes programeve të AZHBR, po zhvillon vreshtarinë, arrat si dhe serat me produkte bio”.

“Në fshatin Kurdari të Klosit, mes malit dhe liqeneve Balgjaj, është ndërtuar një tjetër bujtinë e rrjetit të ri agroturistik të Shqipërisë, ku familja Çeliku me përkrahjen e qeverisë përmes programeve të AZHBR-së, po zhvillon vreshtarinë, arrat si dhe serat me produkte bio, prej nga ku gatuhen edhe ushqimet e menusë së bujtinës “Çeliku”, theksoi Rama.

“Lumi Mat, Kepi i Skënderbeut, Ura e Vashës e shumë atraksione të tjera që ofron zona, e bëjnë qëndrimin me familjen e shoqërinë në këtë bujtinë një ripërtëritje të vërtetë për trupin e mendjen”, shtoi më tej kreu i qeverisë. /j.p/