Kryeministri Edi Rama paralajmëron dimër të vështirë sa i takon furnizimit me energji elektrike.
ga Beogradi, ku mori pjesë në samitin e Ballkanit të Hapur, Rama tha se vende si Franca e Britani po diskutojnë plane të përfshijnë fikjen e dritave pas orës 22:00 në rrugë, në vitrinat e dyqave, mbyllje në 22:00 si në kohën e pandemisë për të kursyer energji. Ndër të tjera Rama përsëriti apelin ndaj BE, ndërsa kërkoi prej saj të mos mbyllet si me pandeminë, duke lënë jashtë vendet e Ballkanit.
Kreu i qeverisë shqiptare tha se do I drejtohen me nje letër zyrtare Brukselit, për mbështetje financiare ekstra sa I takon energjisë, dhe ftoi edhe vendet jo anëtare të Ballkanit të Hapur për të hedhur firmën.
“Ky dimër ka gjasë të jetë dimri më i vëshitrë që kemi hasur. Në Ballkan nuk kemi patur dimra të lehtë. Sot që flasim në Kosovë ka orë ndërprerje energjie por ndërkohë edhe në vende si Britania Franca po paraqiten plane shkurtimesh të energjisë. Plane që përfshijnë fikjen e dritave pas orës 22:00 në rrugë, në vitrinat e dyqave, mbyllje në 22:00 si në kohën e pandemisë për të kursyer energji.
Kemi diskutuar për cfarë po na kushton mos cuarja e kësaj krizë mbi shpatullat e qytetarëve tanë. Është një marrëveshje konkrete për hapa konkretë. Nuk jam I bindur nëse është shumë ambicioz apo I cmendur për të mos e prekur cmimin e energjisë për konsmutorët familjarë e biznesin e vogël, por kjo do të thotë qindra miliona euro që dalin nga arka e shtetit për të mbuluar shpenzimin koston, dhe këtu nuk është cështja e mld në serbi, cështja është sa gjatë do të vijojë kjo cështje.
I adresoj BE apelin e përsëritur që të mos bëjë me ne turpin që bëri në kohën e pandemisë. BE u mbyll dhe pa vetëm mureve të kështjellës së vet. Fatmirësisht të gjithë liderët e BE e kanë pranuar që ky ka qenë një turp.
Na duhet një europë politike, një bashkim strategjik për të mos përsëritur një situatë si e pandemisë. Vendet e BE kanë buxhetet e tyre dhe të BE ndërkohë ne kemi vetëm buxhetet tona. Do i drejtohemi me shkrim Brukselit dhe vendeve anëtare, do pranonim edhe tre vendet e tjera, për t’i kërkuar mbështetja financiare ekstra përvec buxheteve tona.
Kemi përpara 7 muaj shumë të vështirë, për shqipërinë do të thotë në rastin më të mirë afro gjysmë miliardë euro. Shpresoj të na dëgjojnë e të jemi edhe ne pjesë e ndarjes së kësaj përgjegjësie.”- tha Rama.
Top Channel