TIRANË, 30 prill/ATSH/ Projektet e ndryshme infrastrukturore, por jo vetëm po e transformojnë qytetin bregdetar të Vlorës.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punët që projektet që po kryhen në Vlorë.
“Fotoalbum punësh në Vlorë”, u shpreh Rama.
Gjatë vizitës në qytetin bregdetar, Kryeministri Rama vizitoi dje kantierin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, vepra që do të transformojë më tej industrinë e turizmit dhe do të rrisë ndjeshëm ekonominë dhe punësimin.
Rama vizitoi edhe kantierin e Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë, projekt ambicioz, i cili është pjesë e transformimit rrënjësor të Vlorës, shumë shpejt do t’u ofrohet qytetarëve vlonjatë, si një infrastrukturë moderne e mirësistemuar, që rrit përmasën e gjelbër të zemrës së qytetit dhe krijon një mundësi urbanistike të re, duke lidhur natyrshëm Bulevardin e Ri dhe Lungomaren.
Këto dy investime masive do ta çojnë Vlorën turistike një hap të madh përpara, duke ndikuar ndjeshëm në ekonomi, punësim e imazhin e saj ndërkombëtar.
Qyteti bregdetar i Vlorës i cilësuar si perla e jugut, mrekullon me bukuritë e tij natyrore, monumentet e shumta kulturore si dhe me ndryshimet në infrastrukturë, duke pritur mijëra turistë të huaj dhe vendas çdo vit.
Vitet e fundit Vlora është shembulli i transformimit të qytetit, falë projekteve të shumta që kanë përfunduar, si dhe atyre që janë në zhvillim.



























