Kryeministri Rama e nis ditën me një mesazh të rëndësishëm për të gjithë: mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura.
“MIRËMËNGJES, dhe me lutjen për mbajtjen e maskës në mjedise të mbyllura, që të mbroni veten, familjen, të afërmit dhe të tjerët rreth jush, ju uroj një ditë të mbarë. #ShëndetiMbiTëGjitha”, shkruan Rama dhe ndan foton e mëposhtme.
Kujtojmë se, sipas përditësimit të fundit (28 korrik 2020) të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë kryer 507 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive. Në total kanë humbur jetën 148 qytetarë nga Covid në Shqipëri.
Newsbomb