Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e Spitalit të Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan.

Bashkëngjitur fotove ai shkruan se largqoftë po të na kishte sulmuar virusi para 7 viteve kur spitalet ishin në gjendje të mjerueshme.

Më tej Rama shkruan se ndryshimi në infrastrukturë nuk mjafton dhe se do të organizojnë punën duke pastruar deri në fund abuzuesit e batakçinjtë nga radhët e atyre bluzave.

Postimi i plotë:

Po sikur të kishte sulmuar virusi para 7 vjetësh kur spitalet ishin deri edhe në këtë derexhe apo sikur largoqoftë edhe ne të kishim qenë si ata të para 7 vjetëve dhe të na kishte gjetur me ato farë spitalesh, a e imagjinoni dot se çfarë qameti do ishte bërë apo jo?

Ky është Spitali i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan dhe besoj s’ka nevojë për koment, pavarësisht se kush nuk do të shikojë s’ka shans ta shohë ndryshimin (s’ka më qorr se ai që i ka sytë top, po mëndjen tapë!), por do të vazhdojë avazin se sot është më keq se dje!

Jo, sot spitalet nuk kanë asnjë krahasim me dje, por unë jam i pari që e di se ky ndryshim fantastik i infrastrukturës nuk mjafton, sepse duhet ta kryejmë deri në fund edhe ndryshimin që kemi nisur këto vite në organizimin e bluzave të bardha, menaxhimin e tyre, cilësinë morale e jo vetëm profesionale të shërbimit, duke pastruar deri në fund abuzuesit e batakçinjtë nga radhët e atyre bluzave!

Prandaj na duhet Mandati i Tretë

1.jpg

2.jpg

3.jpg

4.jpg