Gjirokastra ka shënuar këtë vit numrin më të lartë të turistëve vendas e të huaj që e zgjodhën si një ndër destinacionet e preferuara.

 

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga Kalaja e Gjirokastrës e cila e rrethuar mes mjegullës ngjan si një anije në lundrim.

 

Sipas të dhënave, mbi 200 mijë turistë kanë vizituar përgjatë këtij sezoni turistik Gjirokastrën dhe rrethinat, duke regjistruar ndër shifrat më të larta në vite.

 

“Të huajt kanë zënë mbi 80% të vizitorëve të këtij viti në Gjirokastër, nga Italia, Spanja, Greqia, Gjermania, vendet Skandinave, nga Evropa Perëndimore dhe Lindore, nga SHBA-ja, Brazili, Argjentina, Kina, Australia, etj, etj.atsh