Kryeministri Edi Rama thotë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se po punohet intensivisht për projektet e Parkut Kombëtar të Vjosës.

 

Ai shton se ky park është i njohur botërisht si lumi i vetëm i egër në Europë. Kreu i qeverisë zgjodhi ta postonte këtë lajm me rastin e Ditës Botërore të Lumenjve.

 

“Dhe në Ditën Botërore të Lumenjve me lajmin se po punohet intensivisht për projektet e Parkut Kombëtar të Vjosës, i njohur e i çmuar botërisht si lumi i vetëm i egër në Europë, ju uroj të dielë të paqtë”, shkruan Rama./tvklan.al