Resorti ekologjik i Belshit tashmë është shndërruar në atraksion turistik që tërheq edhe më shumë vizitorë drejt zonës me liqenet dhe kodrat piktoreske.
Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama solli pamje nga resorti i Belshit.
“Resorti ekologjik i Belshit, një projekt vizionar i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në nxitje të mëtejshme të turizmit në zonën e rilindur të 80 liqeneve”, shkruan Rama.
Shtëpizat kanë një dizajn minimal alpin, të cilat integrohen shumë mirë edhe në territorin përreth liqenit të Marinës.
Materialet e përdorura për ndërtimin e këtyre shtëpizave, janë materiale drusore ekologjike, të cilat e bëjnë impaktin e ndërhyrjes në natyrë akoma edhe me minimal për të mos cenuar ekosistemin e zonës.
Projektet e “Rilindjes Urbane”e kanë transformuar Belshin, ku vitet e fundit janë ndërtuar edhe strukturat e para të agroturizmit, duke i dhënë zhvillim zonës.
85 liqenet e Belshit i vizitojnë veçanërisht turistët e huaj, por vitet e fundit me transformimin që i është bërë kësaj zone me bukuri të jashtëzakonshme natyrore, fluksi i vizitorëve po shtohet edhe me qytetarë shqiptarë, sidomos nga Tirana dhe Durrësi.atsh



























