Një tjetër shkollë e rilindur në Sukth ka hapur dyert duke mikpritur nxënsit dhe stafin arsimore me kushte sipas standardeve të BE-së.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale pamje nga shkolla e mesme e përgjithshme “Dhosi Liperi” në Sukth.
Rama shprehet se, “kjo shkollë ka hapur dyert e dijes për 300 nxënësit e saj me kushte mësimore sipas standardeve të BE-së, duke u bërë pjesë e 18 objekteve arsimore të reja në 3 vitet e fundit në Durrës”.