Ai u shpreh se, “Shqipëria me pagë mesatare 900 euro është një Shqipëri tjetër. Këtë Shqipëri tjetër kemi çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, çdo vit që e ndërtojmë. Një Shqipëri tjetër e cila sot pa asnjë shtysë, pa asnjë qindarkë të paguar, është rregullisht çdo javë në faqet e medieve më prestigjioze ndërkombëtare si destinacioni për t’u zbuluar, si destinacioni për tu vizituar”.
Rama tha se, “shikoni vetëm shifrat në aeroportin e Rinasit, se çfarë ndodh në këtë aeroport për të kuptuar se çfarë Shqipëri është kjo sot, në krahasim me Shqipërinë dje”.
“Shqipëria që po ndërtojmë. Me pagën mesatare 900 euro. Që vlerësohet çdo javë nga mediat më prestigjioze ndërkombëtare. Që po vizitohet si kurrë më parë. Është Shqipëria e të Ardhmes, jo harresës”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Kuvendi miratoi dje me 95 vota pro dhe 3 vota kundër ndryshimet në ligjin “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”.
/gj.m/