Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme, tjetër investim i ri, hap dyert pas pak ditësh.
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se ky investim rrit standardin e kujdesit shëndetësor në Spitalin Universitar të Traumës.
Kështu, është drejt përfundimit edhe një investim tjetër i qeverisë shqiptare në Spitalin e Traumës, një vepër madhore së bashku me strukturën e konsultave.
Sipas MSHMS, spitali pritet të hapet javën e ardhshme. Spitali do të shërbejë për sëmundjet interne, por edhe do të rrisë kapacitetet e trajtimit të pacientëve në Spitalin e Traumës.
Së fundmi, në spitalin e Traumës janë vendosur aparatura të fjalës së fundit, si skaneri ultramodern apo edhe një tjetër skaner që përmirëson kohën dhe cilësinë e Shërbimit të Urgjencës së këtij spitali, e cila përballon rreth 70 mijë urgjenca në vit nga e gjithë Shqipëria.
Me këtë investim të ri koha për marrjen e shërbimit dhe gama e ekzaminimeve zgjerohet ndjeshëm.atsh


























