Kryeministri Edi Rama u takua paraditen e sotme (e hënë) me kreun e Shtetit, Bajram Begaj. Takimi ka zgjatur rreth 25 minuta dhe është zhvilluar në Pallatin e Brigadave, për shkak se godina e Presidencës është në rikonstruksion.

Kreu i qeverisë i ka propozuar Presidentit 7 ndryshimet në qeveri. Nga ana e tij kreu i Shtetit ka 7 ditë kohë të dekretojë shkarkimin dhe emërimin e emrave të rinj të qeverisë e më pas ndryshimet do të paraqiten në Kuvend.

Të enjten e 26 shkurtit, vetëm 5 muaj pasi mori votëbesimin e kabinetit të katërt qeverisës në shtator të vitit të shkuar, Edi Rama ndryshoi drejtimin e 8 ministrive.

Postin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, të mbajtur nga Belinda Balluku, Rama ia besoi Enea Karakaçit, aktualisht administrator i OSHEE.

Nga ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë. Ferit Hoxha, diplomat karriere, ish-ambasadori ynë në OKB dhe aktualisht kreu i misionit tonë në BE, do të jetë ministër i Jashtëm, duke zëvendësuar Elisa Spiropalin. Besfort Llamallari, aktualisht ministër i Drejtësisë, do të marrë postin e ministrit të Brendshëm, duke u rikthyer në këtë ministri ku ka shërbyer si zëvendësministër në qeverinë Rama 3.

Largohet nga drejtimi i Mbrojtjes Pirro Vëngu, duke u zëvendësuar nga Ermal Nufi, i cili ka mbajtur postin e sekretarit të përgjithshëm në kabinetin e Belinda Ballukut si zëvendëskryeministre. Erjona Ismaili, deputete e qarkut Vlorë, do të jetë ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ndryshimet në Qeveri

Zv.kryeministër

Ikën Belinda Balluku

Vjen Albana Koçiu

Ministria e Jashtme

Ikën Elisa Spiropali

Vjen Ferit Hoxha

Ministri e Drejtësisë

Ikën Besfort Lamallari

Vjen Toni Gogu

Ministria e Brendshme

Ikën Albana Koçiu

Vjen Besfort Lamallari

Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin

Ikën Toni Gogu

Vjen Erjona Ismaili

Ministër i Infrastrukturës

Ikën Belinda Balluku

Vjen Enea Karakaçi

Ministër i Mbrojtjes

Ikën Pirro Vengu

Vjen Ermal Nufi

Top Channel