Kryeministri Rama u përgjigjet akuzave të atyre që thonë se në 7 vite qeverisje, Shqipëria është më keq se para 7 vitesh kur socialistët erdhën në pushtet, në vitin 2013.

Rama uron ditë të mbarë dhe publikon videon e punimeve për transformimin e Rrëshenit, që përfshin qendrën, rrjetin elektrik dhe infrastrukturën.

“Mirëmëngjes, dhe me kryeqendrën e Mirditës, Rrëshenin, për të vazhduar me veriun ku sipas disave këtu nuk kemi ba kurrgja hiç, madje ka qenë shumë më mirë deri para 7 vjetësh, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama dhe ndan videon e mëposhtme.