Kryeministri Edi Rama uroi sot festën e 1 Qershorit, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.
“Gëzuar ditën e fëmijëve”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.
1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, në Shqipëri dhe në mbarë botën, u kushtohet fëmijëve me aktivitete festive.
Dita e Fëmijëve është vendosur më datën 1 Qershor, sepse në këtë datë është mbajtur konferenca botërore e mirëqenies së fëmijëve në Gjenevë në vitin 1925.
Më 1 Qershor jo vetëm festohet, por kjo ditë njihet për sensibilizimin për t’i thënë jo dhunës, bullizmit dhe abuzimeve të tjera ndaj fëmijëve.atsh


























