Kryeministri, Edi Rama njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste përsëriti sot apelin për të votuar PS-në në zgjedhjet e 11 majit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.
Rama ndau në rrjetet sociale simbolin e dorës, e zgjedhur nga Partia Socialiste për të treguar renditjen në vendin e pestë në listën e subjekteve politike që garojnë për zgjedhjet e 11 majit.
“Voto 5 për Shqipërinë 2030 në BE. Për pasaportën europiane në dorën tënde. Për brezat që vijnë pas teje dhe për historinë tonë të përbashkët”, shkruan Rama.
/m.m//r.e//a.f/atsh