Në familjen Koburja këtë muaj edhe agjërohet edhe kreshmohet, si një nga shumë familje të Elbasanit që përçon vlerat e një bashkëjetese të shkelqyer fetare.
Elvisi dhe Elca kujdesen të respektojnë besimin e njëri tjetrit dhe të krijojnë liri të plotë për ta praktikuar atë.
Edhe pse i duhet të gatuajë një shumëllojshmëri gatimesh, në këtë muaj të veçantë ku Ramazani dhe Kreshma u bashkuan, Elcës asgjë nuk i jep më shumë kënaqësi sesa respekti për besimin
Çifti Koburja janë prindër të dy djemve të cilët mes besimeve të ndryshme të prindërve janë të lirë të besojnë e praktikojnë kë të duan. Ata shoqërojnë prindërit në kishë e xhami e ndjehen me fat që kremtojnë Bajram e Pashkë.
Top Channel


























