Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja së bashku me Kryetarin e Këshillit Bashkiak Hektor Çiftja kanë diskutuar me pedagogë dhe student të Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” mbi raportin e përformancës së bashkisë për vitin 2019. Studentët janë bërë pjesë e një diskutimi me Kryetarin e Bashkisë mbi mënyrën se si janë shpenzuar fondet e bashkisë bazuar mbi këtë raport.

Diskutimi me studentët është parë nga Z. Llatja si një mënyrë mjaft e mirë për të “thithur” idetë brezit të ri përmes sugjerimeve dhe verëjtjeve që ata japin. Raporti i Performancës 2019 është një dokument shoqërues për raportin e monitorimit të zbatimit të buxhetit për vitin 2019 të Bashkisë Elbasan.

Ai nuk zëvendëson raportin e zbatimit të buxhetit, por synon të flasë përveçse me shifra financiare, edhe të tregojë se cilat kanë qënë objektivat e bashkisë për secilin program buxhetor dhe çfarë është realizuar nga bashkia për të arritur objektivat e vendosura gjatë vitit 2019. Kryetari i Bashkisë në fjalën e tij bëri një përshkrim të mënyrës sesi mblidhen fondet e bashkisë, por edhe se ku shpenzohen ato.

Me mbështetjen e asistencës teknike të qeverisë zvicerane nga agjencia e saj zbatuese Helvetas, nëpërmpjet projektit “Bashki të Forta” dhe me ndihmën e konsulentëve të kompanisë Shapo Consulting, ka punuar ngushtësisht me të gjithë stafin teknik të bashkisë përgjatë gjithë vitit 2019 për të matur shifrat faktike të produkteve që realizonte çdo drejtori teknike apo njësi shpenzuese e bashkisë për vitin 2018; si dhe ka vendosur planet për objektivat dhe synimet në lidhje me to për periudhën 2019; 2020 – 2022 si pjesë e procesit të planifikimit vjetor dhe afat mesëm të buxhetit. Rezultat i këtij bashkëpunimi është prodhimi i Planit të Performancës për tre vitet e ardhshme 2020-2022 si edhe Raporti i Performancës 2019.

Kryetari i Këshillit Bashkiak Z. Çiftja vlerësoi qasjen e bashkisë së Elbasanit ndaj publikut për të qenë transparente, jo vetëm me përdorimin e fondeve, poir me çdo vendim të saj.

Matja dhe raportimi i performances së funksioneve që realizon/financon bashkia është një proces i vazhdueshëm nga ana e bashkisë që synon matjen, monitorimin dhe raportimin e rezultateve të arritura dhe efiçiencës së fondeve të përdorura nga ana e bashkisë. Raporti i performances në ndryshim nga raporti I zbatimit të buxhetit vjetor synon të vijë në një gjuhë të kuptueshme për disa aktorë të rëndësishëm të bashkisë dhe përqendrohet në atë që kërkojnë dhe vlerësojnë përfituesit direkt të shërbimeve të bashkisë, pra çfarë ka realizuar konkretisht bashkia me financat e saj. Studentët në pyetjet e tyre u përqëndruan, jo vetëm në shpenzimet e bashkisë, por edhe në çështje që shqetësojnë përditshmërinë e tyre si punësimi, droga në shkolla etj.

Elbasaninews.tv