“Ndryshimet që kanë ndodhur në 2016, ndryshimet kushtetuese që përbëjnë atë që ne e kemi konsideruar dhe është Reforma në Drjetësi, e cila u pasua më pas me të gjithë pjesën e paketës ligjore për ligjet organike të funksionimit të të gjithë institucioneve të reja, çdo ndryshim që është bërë për të përafruar apo për të respektuar dhe zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndryshimet e tjera që kanë ndodhur edhe së fundmi të cilat u miratuan në 7 maj, të gjitha janë vetëm në respekt të çfarë ndryshimet kushtetuese dhanë për pjesën e Refomës në Drejtësi”, tha Gjonaj.
Sipas saj, “çfarëdo lloj ndryshimi, i cili ka qenë sipërfaqësor apo ka sjellë një ndryshim i cili sillte një rritje të efektshmërisë, ka qenë gjithmonë brenda kuadrit ligjor të miratuar me ndryshimet kushtetuese të vitit 2016”.
Gjonaj tha se “Reforma në Drejtësi është e vërtetë që është imperfekte, ka qenë e avashtë, ka pasur problematikat e veta në zbatim, por Reforma në Drejtësi është zbatuar ashtu siç është shkruar dhe siç kanë qenë ndryshimet kushtetuese, duke ruajtur të njëjta parime, të njëjtat standarde dhe duke ruajtur të njëjtat qëllime për të cilat u krijua, pra për të luftuar korrupsionin, për të rritur pavarësinë si dhe për të rritur paanshmërinë e të gjithë proceseve gjyqësore, por njëkohësisht edhe të atyre që janë institucione të reja të drejtësisë.
Gjonaj ritheksoi se ndryshimet e miratuara në 7 maj nuk prekin në mënyrë absolute thelbin e asaj që është miratuar në 2016, që do të thotë se kanë qenë ndryshime të fokusuara kryesisht te rritja e efektshmërisë së sistemit të drejtësisë”.
“Nëse shpeshherë kemi dëgjuar qytetarët të cilët vazhdojnë të thonë se ne vërtetë po shikojmë se Reforma në Drejtësi ka rezultate shumë të mira në ngritjen e institucioneve, në pastrimin e pallatit të drejtësisë, ku shumë gjyqtarë e prokurorë janë larguar për shkak të Vetingut, po shikojmë rezultate të SPAK-ut për sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, po shikojmë atë pavarësinë që institucionet e reja të drejtësisë sjellin për shkak se nuk varen dhe nuk emërohen më nga politika, por përsëri efektshmëria e drejtpërdrejtë tek qytetari kishte njëfarë probleamtike”, tha Gjonaj.
Kjo, sipas saj, për shkak kryesisht të numrit të vakancave që sistemi i drejtësisë ka sot’
Ndaj, Gjonaj tha se “për këtë arsye ne kryem disa ndryshime në disa drejtime kryesore për të rritur efektshmërinë duke ulur numrin e gjyqtarëve në trupat gjykuese, si në Gjykatën e Apelit, ashtu edhe në Gjykatën e Lartë”.
“Kjo u bë përmes prekjes së kodeve të procedurave dhe padyshim duke patur një numër më të ulët të gjyqtarëve të cilët do të jenë në trupa gjykuese, do të sjelli një efektshmëri më të lartë, sepse do të rritet numri i proceseve gjyqësore që do të shqyrtohen nga gjykatat dhe do të zvogëlohet koha në të cilën qytetarët kanë pritur deri tani për të marrë një vendim nga gjykatat”, tha ajo.
E dyta, sipas Ministres së Drejtësisë, lidhet me problematikën për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese duke mbajtur në konsideratë që në parashikimet kushtetuese kërkoheshin 3/4 e kuorumit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë për të plotësuar vendet vakante ku organ emërtese tashmë është Gjykata e Lartë”. “Do të duhej të kishte një pakësim provizor të numrit të gjyqtarëve që do të përbënin kuroumin e emërimeve të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Pra sot së paku kërkohen të jenë 10 gjyqtarë të Gjykatës së Lartë për këtë proces”, tha Gjonaj. /m.m/j.p/



























