ATSH/ – Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka theksuar sot se, reforma zgjedhore plotësisht në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR është kusht i domosdoshëm për të ecur përpara drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Ai ka shtuar se, një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët në Këshillin Politik është e mundshme dhe duhet të përfundohet.
“Reforma Zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR është kusht i domosdoshëm për të ecur përpara në integrimin europian. Një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët në Këshillin Politik është e mundshme dhe duhet të arrihet tani për të nisur negociatat e pranimit në Bashkimin Europian sa më shpejt që të jetë e mundur”, deklaron Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.
/gj.mima//a.a/