Grafiku me shumë vija që tregon temperaturën mesatare ditore globale të ajrit, me një vijë për çdo vit midis 1940 dhe 2023. Linja e vitit 2023 arrin 17,06C më 6 korrik, duke thyer rekordin e mëparshëm nga viti 2016.
Temperatura mesatare globale në qershor të këtij viti ishte 1,47 gradë Celsius mbi mesataren tipike të qershorit në periudhën para-industriale.
Për sa i përket temperaturës mesatare globale të oqeaneve janë thyer thyer rekorde deri më tani, teksa shifra po i afrohet temperaturës më të lartë të regjistruar ndonjëherë në sipërfaqen e detit.
Por është nxehtësia ekstreme në oqeanin e Atlantikut të Veriut ajo që mbetet veçanërisht alarmuese për shkencëtarët.
Këmbanat e alarmit po bien për shkencëtarët teksa përpiqen të zgjidhin lidhjen e saktë me ndryshimin e klimës.
Ngrohja e botës mund të zvogëlojë nivelet e akullit në Antarktidë, por ulja aktuale dramatike mund të jetë gjithashtu për shkak të kushteve lokale të motit ose rrymave oqeanike.
Top Channel


























