John Cena ka kompletuar më në fund “Grand Slam”-in e tij legjendar në WWE.
Superylli 17-herë kampion bote shtoi një tjetër trofe në karrierën e tij të jashtëzakonshme, duke fituar titullin Intercontinental Championship në edicionin e së hënës, më 10 nëntor, të “Monday Night Raw”.
Në atë që ishte paraqitja e tij e fundit si mundës profesionist në shtetin e tij të lindjes, Massachusetts, Cena u prit me ovacione nga publiku dhe mbajti një fjalim emocionues lamtumire pas prezantimit nga zyrtari i lartë i WWE, Paul “Triple H” Levesque
Por momenti i tij u ndërpre nga kampioni aktual ndërkontinental, Dominik Mysterio (djali i legjendës Rey Mysterio), i cili u tall me Cenën, duke thënë se ai ishte më i mirë se legjenda e WWE-së në kulmin e karrierës së tij. Pas përplasjes verbale, Levesque vendosi që ndeshja për titull të zhvillohej menjëherë.
Në një duel plot tension, Cena u përball me disa goditje të forta, një “submission” që gjyqtari nuk e pa dhe përpjekjet e Mysterios për të mashtruar. Megjithatë, veterani reagoi në stilin e tij klasik: bllokoi një “Frog Splash” dhe ekzekutoi Attitude Adjustment, duke marrë pin-in dhe, përfundimisht, fituar Intercontinental Championship-in – i vetmi trofe që i mungonte për t’u bërë një Grand Slam Champion i vërtetë.
Kështu, Cena hyn në histori si një nga të paktët mundës që ka fituar çdo titull kryesor në WWE, duke mbyllur një karrierë të lavdishme me një moment të denjë për legjendat e sportit.
Top Channel



























