Rektorja e Universitetit ” Aleksandër Xhuvani” në  Elbasan, Prof. Dr. Elvira Fetahu ka  zhvilluar nje takim zyrtar me rektorin Prof. Dr. Dimitar Dimitrov të UNWE (University of National and World Economy), Bullgari. Veç këtij takimi Znj.Fehahu mori pjesë edhe në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore “Kontabiliteti, Dixhitalizimi, Qëndrueshmëria – Shkenca dhe Praktika”.

Gjatë këtij  takimi, dy rektorët diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit midis universiteteve partnere, duke shqyrtuar mundësitë për projekte të përbashkëta kërkimore, shkëmbime akademike dhe zhvillimin e programeve të përbashkëta studimore.

Konferenca, e organizuar nga Departamenti i Kontabilitetit dhe Analizës, u zhvillua në kuadër të 105-vjetorit të themelimit të këtij departamenti dhe mblodhi mbi 400 përfaqësues të komunitetit akademik, shkencës së kontabilitetit dhe biznesit nga vende të ndryshme.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Rektorja e Universitetit të Elbasanit, Prof. Dr. Elvira Fetahu, theksoi rëndësinë e këtij forumi akademik dhe angazhimin e universitetit për bashkëpunim shkencor ndërkombëtar. Ajo nënvizoi synimin për të zgjeruar partneritetet në kuadër të Erasmus+ dhe Horizon Europe, si dhe shprehu dëshirën për të mirëpritur konferencën e ardhshme në Universitetin e Elbasanit.

Elbasaninews.al