Rënia e menjëhershme e temperaturave, e shoqëruar me reshje shiu dhe erëra të forta, ka përfshirë edhe qytetin e Elbasanit.
Bashkia Elbasan u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në qarkullim, për shkak të motit të paqëndrueshëm.
Agjencia e Shërbimeve Publike ndodhet në gatishmëri për evidentimin dhe menaxhimin e çdo problematike të mundshme, ndërsa policia rrugore po monitoron akset nacionale. Në të njëjtën kohë, policia bashkiake është angazhuar në territorin e qytetit për menaxhimin e situatës.
Institucionet përgjegjëse kërkojnë nga qytetarët që në raste emergjente të kontaktojnë menjëherë numrat e urgjencës, policisë dhe Bashkisë Elbasan.