Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi këtë mëngjes se edhe ditët në vijim do jenë me reshje shiu dhe dëbore, ndaj apeloi të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes dhe të pajisen me goma dimërore.
“I bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë në të gjitha ato akse rrugore ku ka prezencë të dëborës, pasi nuk do të lejohet të kalojnë nga patrullat e Policisë Rrugore”,u shpreh ARRSH.
ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë e të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.atsh


























