Rrymat ajrore të ngrohta subtropikale po avancojnë drejt gadishullit Iberik dhe Mesdheut, duke ndryshuar kushtet atmosferike në territorin e Shqipërisë në fillimin e javës.

 

Për pasojë, në vendin tonë për orët e mbrëmjes do të ketë reshje shiu dhe stuhi të përqendruara në zonën perëndimore qendrore dhe reshje bore në zonat malore.

 

Temperaturat vijojnë me rritje:

 

Zonat malore 0 – 10

 

Zona qendrore 7 -16

 

Bregdeti 8 – 16 grade

 

Në Kosovë për ditën e martë, moti do të jetë me reshje shiu dhe reshje bore. Temperaturat parashikohen 1– 3 gradë në mëngjes dhe 4 deri në 7 gradë në mesdite.

 

Për 24 orët e ardhshme në vendin tonë moti do të jetë me reshje shiu dhe stuhi ne orët e para të mëngjesit në zonën perëndimore, ndërsa gjatë ditës reshjet do të humbasin intensitet dhe duke ia lënë vendin kthjellimeve. Era do të jetë juglindje 8 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3, temperaturat do të jenë me rritje.

 

/rtsh/