ATSH/ Zonat veriore dhe juglindore të vendit janë mbuluar nga dëbora, ndërsa vijon puna për pastrimin dhe hedhjen e kripës në akset rrugore.
Kryeministri Edi Rama ndau sot disa fotografi nga puna që po bëhet për mirëmbajtjen e rrugëve kombëtare dhe rurale.
“Mirëmëngjes dhe me punën që vijon pa pushim me të gjitha kapacitetet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në zonat e mbuluara me dëborë, ju uroj një fundjavë të qetë”, tha Rama.
Sipas meteorologëve ditët në vazhdim temperaturat në Shqipëri pritet të zbresin deri në -18 gradë celsius në zona si Bulqiza dhe Puka. Termometri në Tiranë pritet të zbresë deri në -8 gradë celsius, afër zeros edhe në zonat bregdetare si Durrësi, ndërsa në Vlorë priten temperatura deri në -1 gradë Celsius. Ndërsa kulmi i temperaturave të ulëta pritet të jetë ditën e hënë.



























