Situatave e reshjeve intensive të shiut ka rritur prurjet e rrjedhave ujore përreth qytetit të Gjirokastrës.
Përroi i Lazaratit ka sjellë prurje inerte duke vështirësuar kalimin në segmentin fundor që lidh dy lagje të Lazaratit.
Në Gjirokastër aksi që përshkon lagjen Gërhot gjithashtu ka inerte të shembura në rrugë nga reshjet.
Atje po punojnë aktualisht për ta mbajtur situatën nën kontroll. Ura e Aznakut në drejtim të Lunxhërisë është e përmbytur nga ujërat e kanalit.
Për momentin qarkullimi i mjeteve në atë drejtim është i ndërprerë deri sa të bjerë niveli i ujërave. Akset nacionale për momentin janë të lira.
Pika të ndjeshme nëse reshjet do të vijojnë me intensitet mbeten segmenti nacional në zonën industriale dhe aksi pranë urës së Viroit.
Top Channel



























