ATSH/ Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos zhvilloi një takim me Avokaten e Populli, Erinda Ballanca.
Ambasada e Holandës njoftoi sot se, ata diskutuan disa nga çështjet kryesore që lidhen me të drejtat e njeriut, të tilla si të drejtat e pronës, të drejtat e grave, LGBT+, të drejtat e fëmijëve dhe trashëgiminë kulturore.
Ballanca informoi Ambasadorin për vështirësitë në mbështetjen ndaj njerëzve gjatë këtij viti pandemik dhe dallimet midis zonave urbane dhe rurale.
Ambasadori nënvizoi rëndësinë e politikave të të drejtave të njeriut për Holandën dhe të dy theksuan bashkëpunimin dhe shkëmbimin e frytshëm që kanë pasur gjatë periudhës së fundit. /a.a/


























