ATSH/-Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër po kryen restaurime në lagje të ndryshme të qytetit të Gjirokastrës.
Një prej tyre është në banesën “Topulli”, monument kulture e kategorisë së parë, që gjendet në lagjen Dunavat.
Sipas specialistëve, banesa “Topulli” e kishte të nevojshme restaurimin e çatisë.
Njëkohësisht u restaurua “Porta Roqi”, edhe kjo monument kulture, Kategoria I, e pozicionuar në lagjen Palorto.
Ndërkohë Bashkia Gjirokastër njofton se Ndërmarrja e Shërbimeve Publike prej disa ditësh është përqëndruar në disa segmente rrugore, në lagje të ndryshme të qytetit, ku po ndërhyjnë në sistemimin e tyre.
Ndërhyrjet janë kryer në lagjet Dunavat dhe Kodra e Shtufit, të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm jetesën e banorëve të zones, sidomos edhe në një periudhë kur pritet të shtohen vizitorët.



























